Top Channel/ Greqia në alarm nga i nxehti, autoritetet mbyllin shkollat
11/06/2024 22:01

Autoritetet greke ndodhen në një nivel të lartë alarmi duke parlajmëruar për një valë të motit të nxehtë me temperatura mbi 40 gradë, pluhur nga Afrika dhe nivele të larta lagështie. Sipas shërbimit sinoptik kombëtar , termometri në disa zona të Greqisë ka kaluar sot shifrën prej 41 gradë celsius, konkretisht në Psachna të Evias, Lefkohori të Fthiotidës ,në Sparti dhe në Tebë. Gjithashtu, temperatura mesatare maksimale në vend ishte 34,7 °C, ndërsa 146 nga 509 stacione aktive metereologjike kanë regjistruar temperatura mbi 37 gradë celcius. Sinoptikanët paralajmërojnë se vala e të nxehtit pritet të arrijë kulmin nesër dhe të enjten me tempreatura mbi 42 gradë në një pjesë të madhe të vendit. Ministria e Brendshme dërgoi një qarkore duke udhëzuar nëpunësit civilë me probleme shëndetësore që të punojnë nga shtëpia deri të premten kur pritet që minivala e të nxehtit të fillojë të ulet. Ministria e Punës gjithashtu u ka dhënë rekomandime të gjithë punëdhënësve që të marrin masat e nevojshme për parandalimin e të ashtuquajturit stresit termik të punëtorëve, si dhe ndërprerjen e punës nga ora 12.00-17.00 . Edhe Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një sërë udhëzimesh për mbrojtjen nga i nxehti, mes të tjerash për reduktim të lëvizjes në orët e mesditës të personave të gupmoshave mbi 65 vjeç si dhe konsumimin sa më tepër të lëngjeve dhe frutave. Autoriteti bashkiak në Athinë, nga ana e tij, po zgjat orarin e hapjes së qendrave komunitare, në mënyrë që të moshuarit dhe njerëzit e tjerë me probeme shëndetsore të mund të gjejnë ambiente të freskëta për disa orë në hapësirat me ajër të kondicionuar. Shkollat fillore dhe kopshtet në Athinë dhe në zona të tjera të vendit do të mbyllen të mërkurën dhe të enjten për të mbrojtur nxënësit dhe stafin mësimor nga i nxehti. Gjithashtu Autoriteti i Mbrojtjes civile e ka rritur në nivelin 4 rrezikun e shpërthimit të zjarreve për shkak të vapës dhe thatësirës. Pamjet: AFP

Top Channel/ Armatimi i ishujve, Turqia paralajmëron Greqinë
12/03 22:51
Top Channel/ Netanyahu kërcënon liderin suprem: Mos vini bast për të
12/03 22:49
Top News – Ambasadori i Iranit në OKB kundërshton liderin e ri: S’kemi qëllim të bllokojmë Hormuzin
12/03 22:45
Top News – Masakra në koncertin pranë Moskës / 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist
12/03 22:15
Top Channel/ Ajatollahu i ri: Irani ta mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit
12/03 19:53
Top News- Khamenei i ri nuk tërhiqet/ Lideri suprem mban të bllokuar ngushticën e Hormuzit
12/03 19:46
Top News- ‘Nuk ka kërcënim iranian’/ Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të janë të sigurta
12/03 19:32
Top News – Bombarduesit amerikanë bëhen gati / B-1 ‘ndezin motorët’ në bazën ajrore britanike
12/03 17:35
Top News – Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos
12/03 17:34
Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
DIGITALB DIGITALB