Duke parë një rritje dramatike brenda disa ditëve të çmimeve të karburantit dhe jo vetëm, në kushtet e tensioneve ndërkombëtare dhe krizës në Lindjen e Mesme qeveria greke njoftoi masa emergjente për frenimin e tyre si dhe të fenomeneve të fitimeve të pajustifikuara. Masa kryesore është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit siç ka bërë me dije kryeministri grek Mitsotakis gjatë takimit të tij urgjent me presidentin e vendit. Kyriakos Mitsotakis kryeministër I Greqisë Po dërgojmë një mesazh të qartë se kjo turbulencë ekonomike nuk duhet të çojë në spekulime për fitim, të cilat do të përkeqësonin një problem që tashmë ekziston. Prandaj, sot shpallen kufij maksimalë për marzhin e fitimit për karburantet dhe produktet e supermarketeve. Më pas në një konferencë për mediat zv/kryeministri I vendit me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë Si dhe atë të Zhvillimit kanë sqaruar konkretisht se në sektorin e karburanteve, marzhi i fitimit në tregtinë me shumicë nuk do të mund të kalojë 5 cent për litër, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë kufiri vendoset në 12 cent për litër. Parashikohen gjithashtu rregulla të veçanta për ishujt, ku kostot e transportit janë më të larta.