Top Channel/ Greqia kërkon të dëbojë bukuroshen shqiptare! Marigona në betejë ligjore
20/11/2024 19:45

Aspekt dramatik ka edhe historia e Marigonës nga Kosova, e cila u bë e njohur kur kamera e kapi në tribunën e ndeshjes Olympiacos – Villerban në Greqi. Pamja, e cila u transmetua gjatë ndeshjes, vuri në pah bukurinë e saj natyrale dhe praninë simpatike, duke e bërë atë të bëhet virale në rrjetet sociale. Kjo u pasua me daljet në emisione, por jeta e Marigonës nuk është e gjitha në qendër të vëmendjes. Më 29 dhjetor 2023, ajo u arrestua në Greqi gjatë një kontrolli të rastësishëm policor, pasi nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e saj të ligjshëm në shtetin fqinj. Autoritetet vendosën ta ndalonin përkohësisht deri në përfundimin e procesit të dëbimit të saj. Por, për shkak të stërzgjatjes së këtyre rasteve, ajo është urdhëruar që brenda një muaji të largohet vullnetarisht nga vendi. Në vend që të largohej nga Greqia, Marigona, e cila jeton atje me të dashurin e saj, zgjodhi të zhvillonte një betejë ligjore për të anuluar procedurat e saj të dëbimit. Ajo deklaroi se jeton në vend që nga viti 2018 dhe ka punuar herë pas here si kujdestare e fëmijëve dhe në shërbime katering. Madje ajo përmendi faktin se Kosova nuk ka autoritet konsullor në Greqi, gjë që e bën të vështirë legalizimin e qëndrimit të saj. 24-vjeçarja u përpoq të shpjegonte se nuk e imagjinon jetën e saj larg Greqisë. “Miqtë e mi janë këtu, puna ime, ëndrrat e mia. Nuk di si ta nis nga e para”, tha ajo. Edhe sot e kësaj dite, Marigona pretendon përmes gjykatave të drejtën e qëndrimit në Greqi, duke përdorur çdo mjet ligjor të disponueshëm.

Top Channel/ “Nuk kam nevojë të zhvishem për vëmendje”, Edisa debaton me Mateon
10/03 20:39
Top Channel/ “Pse më akuzon që kam ndjenja për ty”/ Selin përplaset me Mirin: Nuk e besoja, por…
09/03 22:41
Top News – Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s. Këngëtarja ndodhej në banesë, autorja një grua
09/03 09:51
Top News – Dasmë në “BBVA”, martohen Gimbo dhe Selin, Rogerti rrëzon tortën.
06/03 09:39
Top News – Ndodhi! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthjen e parë
05/03 09:47
Top Channel/ Kjo nuk pritej! Rogerti bënë deklaratën e papritur: Miri dhe Selin…
04/03 22:02
Top Channel/ “Prapë me akuza ti, nuk zë mend”, vazhdojnë debatet e ashpra mes Rogertit dhe Selin
04/03 19:13
Top Channel/ Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
27/02 22:31
Top Channel/ “A ndjen dhe ti të njëjtën gjë për mua??” Selin dhe Gimbo darkë romantike, çfarë ndodhi
27/02 22:29
Top Channel/ “E ke figurën atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani…
27/02 21:39
Top Channel/ Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
26/02 22:28
Top Channel/ Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi aktual, çfarë do të ndodhë…
26/02 22:27
Top Channel/ “Shih punët e tua”, Stenaldo debaton me Mirin: Je shoqëria e incestit, turp të të vijë
25/02 15:35
Top Channel/ “Je i pasigurt”, Selin dhe Gimbo ende të dyjëzuar: Në krevat me Mirin…
24/02 15:46
Top Channel/ Nuk flet me vëllanë, Rogerti: U prishëm për prona, s’më interesonte nëse kishte vdekur
23/02 21:43
Top News – Shuhet aktori i ‘Grey’s Anatomy’ / Ndahet nga jeta Eric Dane në moshën 53 vjeçare
20/02 11:52
Top News – Zarf i zi në shtëpi/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara e “BBVA 5”
20/02 10:41
Top Channel/ Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga Big Brother me zarf të zi, çfarë ndodhi
20/02 10:01
Top Channel/ Mateo debaton ashpër me Mirin: I fëlliqur, po bën çdo gjë për mbijetesë
19/02 19:37
Top Channel/ “O Zot ma ruaj djalin”,Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
18/02 22:45
DIGITALB DIGITALB