Greqia i është bashkuar vendeve europiane që kanë lehtësuar masat anti-Covid. Në një kohë kur si rastet e reja, ashtu dhe shtrimet në spital kanë rënë ndjeshëm në vendin fqinj, jeta atje po shkon drejt normalitetit. Ministria greke e shëndetësisë konfirmoi zyrtarisht heqjen e kufizimeve për të gjithë udhëtarët që hyjnë në këtë vend.