Greqia do të rrisë pensionet vitin e ardhshëm për herë të parë në më shumë se një dekadë, tha kryeministri i saj Kyriakos Mitsotakis. Gjatë krizës së saj financiare dhjetëvjeçare që shpërtheu në vitin 2009, Athina u detyrua nga huadhënësit e saj ndërkombëtarë të ulte pensionet më shumë se 10 herë, në mënyrë që të reduktonte shpenzimet shtetërore dhe të përmbushte objektivat e saj fiskalë.