Dy herë më shumë se në muajin dhjetor do të rrisë qeveria greke subvencionet për faturat e energjisë në janar duke vazhduar politikën e mbështetjes ekonomike të familjeve dhe bizneseve ndaj rritjes së çmimeve të energjisë. Njoftimin e ka bërë ministri i Energjisë, Kostas Skrekas që ka deklaruar se shuma e përgjithshme e kësaj ndihme do të shkojë në mbi 840 milionë euro dhe se këto para do të sigurohen nga një taksë mbi pesë kompanitë e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, të cilat rritën çmimet për muajin që vjen.