Top Channel/ Greqi, tonelata me peshk të ngordhur, kryebashkiaku: Krim ekologjik
28/08/2024 20:25

Ka disa ditë që banorët e qytetit të Volosit përballen me këto pamje të frikshme të peshqve të ngordhur në gjithë bregdetin që lag këtë zonë. Fenomeni i paprecedentë përveç pamjes dhe erës së keqe ka shkaktuar shqetësim pasi këta mijëra peshq të ngordhur janë një bombë shëndetësore për shëndetin publik siç theksojnë specialistët. Problemi po intensifikohet orë pas ore dhe organet kompetente po përpiqen të kontrollojnë çështjen, shkaku i së cilës thuhet se janë përmbytjet kolosale disa muaj më parë nga dy stuhitë që përfshinë zonën përreth, ndërsa kryebashkiaku i qytetit ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Achilleas Beos, kryebashkiak i Volosit: “Qyteti i Volos dhe Gjiri Pagasitikos po përballen me një fatkeqësi ekologjike, por ata që janë përgjegjës për këtë krim mjedisor kanë një emër”. Siç thonë ekspertët ndërkohë që mijëra tonë ujë nga liqeni Karla dhe përrenjtë e zonave përreth derdhen çdo ditë në gjirin Pagasitiko, bashkë me to derdhen edhe peshqit e ujit të ëmbël, të cilët ngordhin sapo bien në kontakt me ujin e kripur të detit. Është ajo katigori peshqish nga zona të përmbytura, ku ndërsa fushat po kullojnë dhe temperaturat rriten, zvogëlohet edhe vëllimi i ujit bashkë me oksigjenin. Ekipet e Bashkisë vetëm brenda dy ditëve kanë mbledhur mbi 57 ton peshq të ngordhur dhe kanë kërkuar edhe 7 anije të vogla për të pastruar gjithë gjirin në fjalë. Achilleas Beos, kryebashkiak i Volosit: “Që prej ditës së djeshme shërbimet e bashkisë së Volosit kanë nisur operacionin e pastrimit në frontin bregdetar, plazhet, shkëmbinjtë dhe kudo ku dalin peshq të ngordhur nga deti. Fenomeni ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorit , për të hetuar cilësinë e ujërave në gjirin Pagasitikos dhe shkaqet e mundshme të ngordhjes së peshkut në plazhet e Magnezisë,ndërsa rritet indinjata e bisneseve të qytetit që kanë reaguar për dëmet e mëdha që ka pësuar turzimi në këtë zonë që shquhet për bukuritë natyrore , ujërat e pastra dhe infrastrukturën turistike.

Top Channel/ Greqia bëhet gati, vendos raketat Patriot në Egjeun Lindor për t’u mbrojtur
03/03 12:10
Top Channel/ Trump “sulmon” Anglinë: Starmer s`na ndihmoi, marrëdhënia është krisur!
03/03 12:09
Top Channel/ Harta e konfliktit: Ku sulmuan SHBA dhe Izraeli, duke “paralizuar” Iranin!
03/03 11:57
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kina: Aleancë kundër SHBA-së, shkelën Kartën e OKB-së!
03/03 11:40
Top Channel/Vrasja e Khameneit, FT: Izraeli kishte hakuar kamerat prej vitesh, i bllokoi telefonet!
03/03 11:38
Top News – Trump i tërbuar me Britaninë e Madhe /‘S’kemi nevojë për ju, marrëdhëniet kanë ndryshuar’
03/03 11:30
Top News – Ambasada amerikane në Riad nën sulm / Goditet nga dy dronë iranianë, ‘zjarr i kufizuar’
03/03 11:30
Top News – Asnjë paralajmërim, asnjë sirenë…Si u vranë gjashtë ushtarët amerikanë në Kuvajt
03/03 11:30
Top News – Marinsat amerikanë hapën zjarr në Karaçi/ Qëlluan mbi protestuesit që sulmuan konsullatën
03/03 11:23
Top News-Luftën e bën SHBA,pasojat i vuan Europa.Ndikimi i konfliktit me Iranin në ekonominë globale
03/03 09:55
Top News – SHBA e Izraeli zgjerojnë ofensivën. Amerikanët merren me Iranin, IDF me Hezbollahun
03/03 09:42
Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
DIGITALB DIGITALB