Vetëm dy ditë pas grevës së përgjithshme kur mijëra grekë kanë protestuar për rritjen galopante të çmimeve dhe valën e shtrenjtësisë që po merr formën e një cunami, Greqia ka regjistruar rekord 27-vjeçar inflacioni, i cili duket se është tashmë jashtë kontrollit pasi ka shkuar në 8.9% në muajin mars nga 7.2% që shkoi në muajin shkurt të këtij viti.