Mediat serbe i kanë bërë menjëherë jehonë deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili është shprehur se ish i Dërguari i Posacëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi në kohën e administratës Trump, Richard Grenell, i kishte dhënë partisë së tij 7 ditë kohë për të rrëzuar qeverinë e parë Kurti.