I dërguari i posacëm i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell, e ka kthyer për momentin fokusin tek Venezuela. Grenell zhvilloi me presidentin venezueljan Nicolas Maduro, i cili njihet si spektik ndaj SHBA-së një takim mbi çështjet e emigracionit, sanksioneve dhe amerikanëve të ndaluar në vendin e Amerikës së Jugut, takim ky, sic thuhet në një deklaratë të qeverisë venezueliane, u mbizoterua nga tonet e një respekti të ndërsjellë.