Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shfaq në datat: 8 dhe 9 shkurt “Grand Gala”, 2 koncerte premierë absolute kushtuar themeluesve të institucionit unik të artit në Shqipëri. Magjistari i Valles shqiptare Panajot Kanaci të martën dhe kompozitori që ndezi flakë në dëborë Tish Daija, të mërkurën.