Një grup kriminal i dyshuar për disa raste grabitjesh dhe shkatërrimi të pronës, të kryera gjatë vitit të fundit u godit nga policia e Shkodrës. Në pranga ranë 3 pjesëtarë të këtij grupi të identifikuar si Gerisjan Duli, Rasim Gorrila dhe Fatjon Jubani, ndërsa po vijon puna për kapjen e 2 të tjerëve, Kledis Dibra dhe Amarildo Ndoj të identifikuar tashmë nga policia.