Prej mëse 2 orë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik, ngjarje e ndodhur rreth orës 14:00. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër. Gjithashtu policia tha se janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.