Autorët e vjedhjes së kasafortës në një biznes në Sauk, janë vënë në pranga. Vjedhja ka ndodhur më 1 mars, ndërsa kasaforta u gjet në lumin Shkumbin, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Të arrestuarit janë Bashkim Sollaku 53 vjeç, Endri Kolaci 37 vjeç dhe Albert Çela 40 vjeç, të tre banues në Elbasan. Gjithashtu, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit E. Gj., 27 vjeç.