Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në lagjen ‘8 shkurti’ në Fier. Një përpjekje për vjedhje ka rezultuar fatale për hajdutin. Autori i identifikuar si Ilir Zarka që tentoi të hynte në një banesë private ka humbur jetën pasi dyshohet se gjysma e trupit i ka mbetur varur në dritare. 43 vjecari mendohet se ka shfrytëzuar mbrëmjen, ndërsa pronari i shtëpisë tre katëshe nuk ndodhej në banesë.