Të tjera detaje janë zbuluar nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe. Burime zyrtare të policisë thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, kur disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volksëagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit. Ndërsa ka zbuluar lëvizjet e autorëve, policia thotë se nën kërcënimin e armës, autorët kanë ndaluar një qytetar të rastit duke i grabitur makinën dhe më pas janë larguar. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.