Lulzim Basha njofton se do të përshpejtojë procesin për zgjedhjen e kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai u shpreh se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Himarës, por është i vendosur për pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen vitin që vjen.