Policia e Shtetit u bë pjesë e operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL për goditjen e krimit kibernetik. Specialistja e krimit kibernetik, Suela Bonjaku në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje sot për operacionin me fokus krimet kibernetike dhe nisjen e fushatës sensibilizuese #SellSafe . Autoritetet e zbatimit të ligjit nga vendet pjesëmarrëse: Shqipëri, Austri, Belgjikë, Kolumbi, Kroaci, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Gjeorgji, Holandë, Maqedoni e Veriut, Poloni, Portugali, Slloveni, Sllovaki, Spanjë, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetura nga EUROPOL dhe Këshilli i Rrezikut të Tregtarëve zhvilluan një operacion në shkallë të gjerë, nga data 1 deri në datën 31 tetor.