Një grup kriminal i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezër shqiptar u shkatërrua nga autoritetet italiane. Në total autoritetet italiane lëshuan 11 urdhër-arreste ndërsa hetimet u kryen nga prokuroria e Breshias. Sipas mediave italiane, grupi kryesisht merrej me transportin e ngarkesave të drogës drejt Belgjikës, Holandës apo dhe zonave të ndryshme në Itali.