Presidenti amerikan e ka vënë në një sprovë të vështirë aleancën transatlantike me dëshirën e tij për të marrë Groenlandën. Pak para se Donald Trumpi të mbërrinte në Davos të Zvicrës për takimin e rëndësishmë të elitave globale, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, u bëri thirrje europianëve të ndalojnë sjelljen e mirë me shefin e administratës amerikane, të tregojnë se kanë një shtyllë kurrizore, e këtë t`ia dëshmojnë edhe atij hapur.