Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano nga fshati Kote i Vlorës foli për fenomenin e “shtëpive të barit” në vendin tonë. Nano u shpreh se OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë gjë ndërsa theksoi se ata që shpërdorojnë detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Ai shtoi se kontrollet e territorit do të vazhdojnë me dronë dhe helikopter.