Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetin Gledis Nano ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Vlorës. Nano theksoi se dy prioritetet mbeten parandalimi dhe zbulimi i ngjarjeve kriminale si dhe kultivimi i kanabisit. Gledis Nano: Dy nga prioritetet që ne diskutuam në analizën e zhvilluar sot ishte parandalimi i ngjarjeve të rënda kriminale, zbulimi i tyre dhe parandalimi i numrit në drejtim të kultivimit të kanabisit. Këto janë pika shumë të forta ku personalisht do të qëndroj fort në çdo drejtori vendore ku kemi zhvilluar e zhvillojmë analizat e punës.