Hakmarrja dyshohet të jetë shkaku i vrasjes me eksploziv të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Policia dyshon se autorët me të cilët viktima kishte hyrë në konflikt i vendosën pas gomës së përparme të mjetit rreth 500 gr C4. Një tjetër pistë hetimore është ajo e vrasjes për shkak të implikimit në trafikun e drogës dhe borxhet. Ekspertët e IT në policinë e shtetit po zbërthejnë me dhjetra kamera sigurie në zonat ku 27-vjeçari kishte parkuar makinën apo kishte lëvizur ditët e fundit me shpresën për të identifikuar autorët.