Maliqi u trondit këtë të premte nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në një kënd lojërash. Pëllumb Lamçe, 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras ka tentuar të abuzojë me një 9-vjeçare. I moshuari është arrestuar pas veprimit të rëndë të kryer në një ambient publik, ku fëmijët kalojnë kohën e lirë. Ishte një banore që arriti të ndërhynte në kohë dhe të shpëtonte të miturën nga duart e autorit. Ajo deklaroi në polici se ai e ngacmonte prej ditësh të miturën duke i thënë se do t’i jepte para.