Ka marrë fund arratia e gjyshes me nipin e saj 3-vjeccar Amar Gjuni i cili iu mor pa të drejtë nënës së tij një javë më parë. E shpallur në kërkim dhe me bashkëshortin e njërin prej vëllezërve të arrestuar, Bahrie Gjuni është vetëdorëzuar në prokurorinë e Durrësit bashkë me nipin e saj.