Alisa Hlans, vetëm 7 vjece, është një prej viktimave më të reja të luftës absurde në Ukrainë. Vogëlushja humbi jetën nga shpërthimi i një bombe thërrmuese që goditi kopshtin e saj në Okhtyrka. Gjyshi i vajzës u përpoq dëshpërimisht ta mbronte vajzen me trupin e tij nga vala e shpërthimit. Por asnjëri prej të dyve nuk arriti të mbijetonte. 4 persona të tjerë u vranë bashkë me ta në të njëjtin vend.