Gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtari Asim Vokshi i drejtoi disa pyetje përfaqësuesve të qeverisë, duke theksuar se rasti paraqet një problematikë të paprecedentë në të drejtën kushtetuese. Sipas tij, bëhet fjalë për një terren kushtetues të pashkelur më parë, për të cilin nuk ekziston një praktikë e mëparshme gjyqësore.