Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Apeli i GJKKO do të mblidhet në seancë gjyqësore në datë 09 mars, ora 9:00, për të shqyrtuar ankimimin e Belinda Ballukut lidhur me pezullimin e saj nga detyra. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se çështja do shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça. Balluku akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.