Top Channel/ Gjyqi për eliminimin e 15-vjeçarit në Korçë, dosja e të miturit në gjykatë
19/03/2026 19:57

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen voluminoze për vrasjen tronditëse të 15-vjeçarit E.Xh. në fshatin Pirg, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2025. Sipas organit të akuzës, në bankën e të akuzuarve do të ulet autori i mitur E.G., i cili akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, por edhe familjarët e tij që tentuan të fshehin krimin. Hetimet e mbështetura në pamjet filmike të lokalit ku ndodhi ngjarja, vërtetuan se pas një konflikti fizik, i mituri E.G. e ka ndjekur bashkëmoshatarin e tij mes tavolinave të verandës dhe e ka goditur me thikë në zonën e kraharorit, plagë e cila rezultoi fatale pavarësisht ndihmës mjekësore. Pozita e familjarëve rëndohet ndjeshëm, pasi rezulton se babai i autorit, shtetasi E.G., në bashkëpunim me vëllanë e tij R.G. dhe shtetasin F.Ç., kanë ndërmarrë veprime aktive për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe për të devijuar hetimet. Një nga detajet më të rënda të dosjes tregon se xhaxhai i autorit, R.G., ka marrë mjetin e krimit dhe e ka larë për të zhdukur gjurmët e gjakut, duke bërë që thika të mos sekuestrohej dot në vendngjarje. Për këto veprime, Prokuroria kërkon dënimin e të miturit për vrasje dhe drejtim të parregullt të automjetit, ndërsa babai E.G., xhaxhai R.G. dhe shtetasi F.Ç. do të përballen me akuzat për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Top Channel/ “Rama mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha: Pensionistët marrin sa…
12/04 18:34
Top News- PD anketë për territorialen/ Demokratët kërkojnë ‘ndihmë’ nga qytetarët
12/04 17:53
Top News- Vrasja në Nikël, dëshmon autori: Më sulmoi i pari me një kosë të vogël në krah
12/04 17:53
Top Channel/ Kaos në futbollin shqiptar! Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë ndeshjes
12/04 17:06
Top Channel/ Kriset miqësia e Mirit dhe Rogertit, banori i zhgënjyer: Të ishte Brikena në finale…
12/04 16:36
Top Channel/ Festa e pashkës në qytetet shqiptare/ Urime për besimtarët ortodoksë edhe nga politika
12/04 15:03
Top Channel/PD, sondazh për hartën territoriale/Demokratët përmes një ankete online pyesin qytetarët
12/04 15:03
Top Channel/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ja si u festua në disa qytete
12/04 15:01
Top News- Droga e re që po kërcënon adoleshentët shqiptarë, zbulohet laboratori ku prodhohej
12/04 14:32
Top News- Vjedhje me dhunë e trafik droge, kush është 51-vjeçari që u prangos nga operacionalja
12/04 14:27
Top Channel/ Peleshi uron Pashkët nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë
12/04 14:23
Top News- Festa e Pashkës ortodokse/ Politika mesazhe urimi për besimtarët
12/04 14:17
Top News- Skema e re e pensioneve, Rama shpjegon si do të funksionojë
12/04 13:32
Top News- Tirana gati për Samitin e Diasporës/ Rama: Diaspora një forcë konkrete zhvillimi
12/04 13:32
Top Channel/ Begaj uron Pashkët nga Korça, bën thirrje për solidaritet e mirësi mes shqiptarëve
12/04 13:31
Top Channel/ Zjarr në një pallat në Lushnje, flakët dyshohen se u vunë nga pronari i banesës
12/04 13:17
Top Channel/ Rruga në Shëngjin drejt fundit, ndërtimi i Bypass pritet t’i japë frymëmarrje trafikut
12/04 12:47
Top Channel/ Divorcet vonohen në gjykatën e Durrësit, qindra persona presin për zgjidhje martese
12/04 12:28
Top Channel/ Pashkët, festë unike në Korçë, mijëra qytetarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë…
12/04 12:26
Top Channel/ Festimet e Pashkës në Tiranë, mijëra besimtarë ortodoksë morën pjesë në kremtime
12/04 12:25