Top Channel/ Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit, dëshmitari: Babai i Rrajës më çoi…
19/09/2025 20:02

Ka nisur procesi gjyqësor kundër Plarent Dervishit dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos. Top Channel raporton se në seancën e sotme kanë dëshmuar vëllai i Bashkim Haxhias, i pandehur në një proces të lidhur, si dhe Haxhi Murati, i cili ka treguar se pas atentatit ku humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku, ka shkuar në shtëpinë e tij për të bërë pajtim gjakrash, me kërkesë të Asllan Rrajën, babai i Ramazan Rrajës (i arrestuar për këtë atentat). “Në 2019 kam jetuar në Krujë. Kam një biznes. Kam qenë edhe kryeplak disa muaj. Asllan Rrajën e njoh. Kur ka ndodhur ngjarja, më ka ardhur tek shtëpia. Meqë unë merrem me pajtime gjaqesh, më kërkoi të shkoja në Shijak, të takonim babain e viktimës, që të mos vazhdohej pushka. Mos vazhdohej pushka derisa të sqarohej ngjarja. Isha me dy vetë të tjerë. Shkuam tek shtëpia e atij djalit, viktimës. Kemi takuar babain e atij dhe më pas kemi lënë që takimi të bëhej në Shijak. Unë isha në dy takime, por pastaj erdhi ai virusi dhe nuk bëmë më takime. Isha bashkë me dy shokë. Në takimet kanë qenë babai i Andi Malokut dhe ca të therë. Ne i kemi përcjellë fjalët e Asllan Rrajës, që nuk është djali im në ngjarje. Duroni sa të zbardhet ngjarja. Babai i viktimës na ka thënë fjalë shumë të mira, na ka thënë: Vetëm na tregoni realitetin. Më vonë e kam takuar Asllan Rrajën dhe i kam thënë që ti nuk zbardhe asnjë gjë. Emrin e djalit të Asllanit nuk e mbaj mend, por ka pasur një punë në Fushë-Krujë kështu për dhëmbët. Redian Rrajën nuk e njoh. Atë deputetin Rraja po, e njihja. Fillimisht ne kemi takuar veç të atin e viktimës dhe të shoqen e tij në Tiranë. Takimin e dytë e bëmë në Shijak, me kërkesë të tij, pasi kishte vëllezërit dhe njerëzit e tij. Biseduam për ngjarjen. Nuk janë përmendur emra konkretë për autorët e mundshëm të ngjarjes, përveç emrit të djalit të Asllanit, që thoshin ka qenë në ngjarje. Ne kemi dashur të takonin edhe Aleksander Lahon (Rrumin), meqë ishte dëmtuar në ngjarje dhe ta pyesnim, mos zbardhnim gjë nga ngjarja. Do iknim me iniciativën tonë, por nuk u takuam. Tek Arjan Ndoja nuk kemi kërkuar ta takonim. Plarent Dervishaj ka ndërhyrë dhe e ka pyetur: The që djali i Asllan Rrajës (Redian Rraja) nuk ishte arrestuar kur ju kërkoi juve të kontaktonit familjarët e Andi Malokut. “Nuk e di nga e ka marrë informacionin Asllan Rraja. Ai më ka thënë, djali im nuk është fajtor. Më ka thënë, thuaji familjes, derisa ta zbardhim nëse ka faj apo jo djali im, të mos na vrasin. Unë kaq mund të bëja me kapacitetin që kisha. Ata na kanë pritur shumë mirë”, tha dëshmitari Haxhi Murati. “Emra konkretë janë përmendur, që kanë lidhje me atentatin”, iu drejtua sërish Dervishaj dëshmitarit. “Jo”, iu përgjigj ai.

Top News – Mbi gjysmë milliard blerje në 2025. Të huajt zotërojnë 2.6 mld euro prona në Shqipëri
26/03 11:02
Top Channel/ Nga Paketa e Maleve tek laboratoret, vendimet qe u morën sot në mbledhjen e qeverisë
26/03 10:48
Top Channel/ Proçesi i Sterilizimit, Sala: Tani këtë proces e kryen shteti, ka rreth dy javë që….
26/03 10:42
Top Channel/ Vendimet e qeverisë, Sala: Do garantojmë që çdo qytetarë të ketë mundësi për akses…
26/03 10:42
Top Channel/ Paketa e Maleve, Demo: Kemi raste pafund ku shumë subjekte kanë ndryshuar rrjedhën…
26/03 10:37
Top Channel/ Bordi i naftës, Demo: Do garantojmë transparencën, nuk mund të spekulohet për çmimin…
26/03 10:36
Top Channel/ Sulmet kibernetike, Demo: Posta Shqiptare po funksionon normalisht, kemi të gjitha…
26/03 10:36
Top News – Grekët për hashash në Shqipëri. Kapen me drogë në përpjekje për ta trafikuar
26/03 10:27
Top Channel/Shkatërrohet lokali i lojërave të fatit në Fushë Arrëz, një i arrestuar dhe dy në kërkim
26/03 10:21
Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49
Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17