Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në gjyqin që po mbahet në Hagë shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë konfliktit më 1998-99. Ai iu drejtua Dhomave të Specializuara në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.