Top Channel/ Gjyqi i Trump, dorëzohet prokurori! Jack Smith i kërkon gjykatësit ta hedhë poshtë…
25/11/2024 22:56

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, i ka kërkuar të hënën një gjykatësi federal ta hedhë poshtë aktakuzën kundër presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për tentativë komploti për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Smith citoi politikën e Departamentit amerikan të Drejtësisë, e cila i mbron presidentët në detyrë nga ndjekja penale. Ky vendim shënon edhe fundin e përpjekjeve historike të Departamentit të Drejtësisë për ta mbajtur Trumpin përgjegjës për atë që prokurorët e quanin si konspiracion kriminal për të ardhur në pushtet para sulmit të mbështetësve të tij në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 6 janar 2021. Departamenti i Drejtësisë beson se Trumpi nuk mund të gjykohet më, pasi politika e departamentit thotë se presidentët në detyrë nuk mund të ndiqen penalisht. Trumpi i ka cilësuar të dyja rastet kundër tij si të motivuara politikisht dhe është zotuar që ta shkarkojë Smithin sapo ta marrë detyrën në janar. Gjykata e Supreme e SHBA-së, në korrik, vendosi për herë të parë se ish-presidentët kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale, ndonëse ekipi i prokurorit Smith, në tetor, paraqiti një dokument të gjatë duke shpalosur prova të reja që synonte t’i përdorte kundër Trumpit në gjyq. .

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39