Ai është një i mbijetuar i tragjedisë së gërdecit. Majori sadik sulaj punoi vetëm dy javë në fabrikën e demontimit. Si një ushtarak i mbetur pa punë, miqtë i thanë se mund të punonte për tre mijë lekë dita në Gërdec dhe për shkaqe ekonomike menjëherë pranoi. 15 vjet nga shpërthimi që ate kohë i dogji 20 përqind të trupit, ai rrëfen se si në ikje e sipër për të shpëtuar mbajti duart mbas koke. Duart u dogjën nga flakët që e ndiqnin por ai mbijetoi.