Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë po vijon grevën disa ditore, pasi kundërshton hartën e re gjyqësore që ul numrin e gjykatave në vend. Kreut të Dhomës së Avokatisë Vlorë, Durim Barjamaj tha se gjatë këtyre ditëve janë bojkotuar edhe sencat për masat e sigurisë por ato janë zhvilluar edhe pa prezencën e avokatëve, çka sipas tij është në kundërshtim flagrant me kodin e procedurës penale.