Duke refuzuar pushimin e hetimeve për një ngjarje të ndodhur nëntë vjet më parë në qytetin e Elbasanit, Gjykata e Lartë ktheu për shqyrtim pranë Apelit të Durrësit, Suel Çelën i njohur ndryshe si Marjus Sula. I lakuar për një sërë ngjarjesh në qytetin e tij, Suel Çela do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor për heqje të paligjshme të lirisë së Bledar Karaj të cilin dyshohet se morën me automjet dhe më pas e qëlluan me armë zjarri në gjymtyrë.