Top Channel/ Gjykata pezullon Ballukun; ndalohet si zv.kryeministre dhe për udhëtime
20/11/2025 15:14

20 ditë mbasi e mori të pandehur funksionaren e lartë Belinda Balluku, gjykata e posacme aprovoi kërkesën e SPAK dhe vendosi dy masa sigurimi personale ndaj saj. Gjykata urdhëroi pezullimin nga të dyja detyrat edhe si zëvendës kryeministre dhe si ministre e infrastrukturës dhe energjisë të Belinda Ballukut, një masë kjo ndaluese. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit që ndryshe nga e para është masë shtrënguese. Hetimi I SPAK hedh dyshime ndaj funksionares që është edhe deputete e qarkut Fier , se shkeli barazinë në tendera në dy raste, për tunelin e Llogorasë dhe për procedurat tenderuese për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Si bashkëpuntorë të zyrtares së lartë prokurori Dritan Prenci shikon anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shfaqur në komunikimet përmes aplikacionit Sinjal, të përftuara mbas bllokimit të një aparati të përdorur nga Evis Berberi ish drejtor I përgjithshëm I Arrsh, sot në burg. Ndërkohë hetimet e SPAK hedhin dyshime për mënyrën se si u përzgjodhën kompanitë fituese edhe për tynelin e Llogorasë dhe për Unazën e madhe, tendera me një faturë disa milionë euroshe. Me këto dyshime gjykata pranoi të japë edhe masa të tjera të arrestit shtëpiak, ndaj Erald Elezit drejtor I KESH dhe Gentian Gjylit drejtor I përgjithshëm I ARRSH .

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15