Përfundon seanca në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën. Dy të rinjtë u vetëdorezuan në polici 3 ditë më parë pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit. Ata dolën sot para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë pasi më herët trupa gjykuese kishte dhënë masën “Arrest me burg” në mungesë.