Donald Trump e ka abuzuar seksualisht ish-gazetaren dhe shkrimtaren E. Jean Carroll dhe më pas ka dëmtuar reputacionin e saj duke e quajtur gënjeshtare. Në këtë përfundim dolën 9 anëtarët e jurisë së Nju Jorkut, pasi peshuan për rreth tre orë argumentet dhe faktet lidhur me një padi civile kundër ish-presidentit.