Top Channel/ Gjykata e Romës bllokon sërish kampet, largohen 7 emigrantët nga Gjadri në Shëngjin
11/11/2024 20:00

Pasi Gjykata e Romës referoi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të ndaluar në kampin e Gjadrit, 7 emigrantët që mbaheshin aty po largohen drejt Italisë. 7 emigrantët me origjinë nga Bangaldeshi dhe Egjipti u dërguan nga kampi në Gjadër në qendrën pritëse të Shëngjinit, ku anija ‘Libra’ pritet të mbërrijë në port për t’i dërguar në Itali. Gjykata e Romës mori sot vendimin kundër qëndrimit të emigrantëve të kapur në det nga Italia, në kampet e ngritura në Shqipëri. “Eksperimenti me Shqipërinë” shkruajnë mediat vendase ka marrë një tjetër goditje. Po sipas tyre, seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka referuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e grupit të dytë të emigrantëve të ndaluar në qendrën e Gjadrit, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Ishte ky vendim që detyron shtatë emigrantët egjiptianë dhe bangladeshas të kthehen në Itali. Një vendim i mëparshëm i gjykatës anuloi mbajtjen e grupit të parë të emigrantëve në kampet e ndërtuara në Shqipëri. Emigrantët u transferuan në Bari me anijen Libra që i solli përtej Adriatikut. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim. Por kësaj herë Gjykata e Romës thotë se kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës i përcakton ligji i Bashkimit Evropian dhe prandaj i takon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të vendosë për rastin në fjalë. Ngritja e kampeve në Shqipëri i ka kushtuar mijëra euro shtetit italian, qendrat e akomodimit janë funksionale prej një muaji por ende bosh. Megjithatë kryeministrja GIORGIA Meloni i sheh kampet në Shqipëri si një mënyrë për të vetëfrenuar emigrantët që nisen drejt Italisë, sic ndodhi me kalimet në La Mansh kur qeveria angleze nisi projektin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16