Gjykata e Lartë ka publikuar planin se si do ta minimizojë stokun disa vjeçar që ka shkuar rreth 36 mijë dosje që presin për t’u gjykuar. Mes llogarive se çdo gjyqtar i lartë shqyrton mesatarisht 500 çështje në vit, Gjykata e Lartë shikon si dritë jeshile shtimin e numrit të gjyqtarëve përtej kuotës prej 19 anëtaresh që duhet të ishin në detyrë. Njëherazi kërkohet shtim i këshilltareve gjyqësore.