Gjykata e Elbasanit vendosi dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të Pjerin Xhuvanit. Gjyqtarja Idush Maliqi vendosi dërgimin për gjykim të çështjes edhe për dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit dhe efektiveve Shqiponja. Gjykata vendosi pushimin pjesërisht të çështjes për anëtarët e strukturës së mbrojtjes së votës në PD të cilët akuzoheshin për “heqjen e lirisë”.