Gjurmimi i autobusëve në kryeqytet tashmë mund të bëhet në kohë reale. Nga sot, përmes google maps lëvizja me transport publik në Tiranë bëhet më e lehtë, pasi udhëtarët mund të shohin në çdo moment vendndodhjen e mjeteve, kohëzgjatjen e rrugëtimit dhe itenerarin e plotë.