Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka pritur në takim presidentin e zgjedhur, Jakov Millatoviç. Dy ditë para ceremonisë së betimit, Gjukanoviç i ka uruar pasardhësit të tij mandat të suksesshëm dhe nga pozita e presidentit të kontribuojë në realizimin e interesave kombëtare të vendit. Gjukanoviç ka thënë se praktika e tranzicionit demokratik të pushtetit është e mirëseardhur në rritjen e kulturës demokratike në Mal të Zi. Ai ka theksuar nevojën për vazhdimin e rrugës euro-integruese të Malit të Zi.