Presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanovic, ka reaguar pas kërcënimeve te shumta me bomba mëngjesin e kësaj të mërkure. Ai tha se siguria e qytetarëve është prioritet dhe beri apel që të zbulohet urgjentisht se kush po kërcënon me bombat, të cilat kërkojnë të destabilizojnë vendin një ditë përpara miratimit të qeverisë së re.