Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në seancën e fundit parlamentare për këtë legjislaturë është shprehur se ngritja dhe funksionimi i institucioneve të reja të drejtësisë, si SPAK dhe ridimensionimi i organit të prokurorisë, adresimi i një sërë problematikave të hasura në praktikë nga zbatimi i ligjit ekzistues duke përfshirë edhe një sërë institucionesh ligjzbatuese, evidentuan nevojën e ndryshimeve që paraqiten në këtë projektligj.