Pajisja që unë kam në dorë është droni edukues I policisë rrugore të Tiranës, I cili nga ajri me anë të kamerës me rezolucion të lartë konstaton shkelje të ndryshme të drejtuesve të mjetit. Pasi punonjësit e policisë shohin në kamera shkeljen, njoftojnë patrullën e pozicionuar në vijimin e lëvizjes e cila sipas rastit këshillon drejtuesin e mjetit ose e ndëshkon atë.