Në Gjirokastër po mbahet një seri diskutimesh publike që për herë të parë po ftojnë qytetarët, ekspertët dhe specialistët e pavarur të japin opinionet e tyre mbi drejtimet kryesore të zhvillimit të qytetit. “Gjirokastra flet” këtë herë solli një diskutim rreth vështirësive dhe përparësive e të qenit pjesë e UNESCO-s. Të pranishëm ishin arkitektë, studiues, shkrimtarë, biznese të zonës historike dhe organizata të turizmit.