Gjiro Classica një duo në piano me pjesë klasike të njohura realizoi edicionin e saj të parë në kalanë e Gjirokastrës. Pianistet Mimoza Çabeli dhe Kristina Petrollari që ideuan eventin synojnë edukimin me muzikën klasike gjatë mbrëmjeve të verës në qytet. Muzika klasike është një aspekt i munguar i jetës publike megjithëse Gjirokastra ka një traditë të hershme të shkollave të artit.