Socialdemokratët gjermanë i dhanë dritën jeshile marrëveshjes së koalicionit që i bën ata partner qeverisës me CDU-në e Friedrich Merz. 84% e anëtarëve me të drejtë vote të SPD mbështetën ujdinë e shpallur në fillim të këtij muaji. Miratimi vjen pas një periudhe votimi 15-ditore në internet midis bazës prej 358,000 anëtarësh të kësaj force politike.