BE-ja njoftoi një seri sanksionesh dërrmuese kundër Rusisë në përgjigje të sulmit të saj ndaj Ukrainës, e megjithatë si masat e bllokut europian, ashtu edhe ato të presidentit amerikan Joe Biden, anashkaluan atë që konsiderohej si një prej sanksioneve më të ashpra të mundshme ndaj Moskës: shkeputjen e saj prej sistemit ndërkombëtar të pagesave Swift.